LA i falet LeBronit – Lakers fitojnë titullin e 17-të të kampionit në NBA, barazohen me Boston Celtics

Los Angeles i falet LeBron Jamesit për titullin e 17-të të kampionit të NBA në histori të skuadrës.

Sport

12/10/2020 07:50

Lakers janë shpallur kampionët e edicionit në NBA, duke mposhtur Miami Heat në ndeshjen e gjashtë finale 93:106, për rezultatin 4:2, shkruan lajmi.net.

Në ndeshjen e fundit finale, sigurisht më së shumti bëri LeBron James, i cili regjistroi edhe triple-double, me 28 pikë, 14 kërcime, 10 asistime dhe një top të vjedhur.

Anthony Davis shtoi kontributin e tij me 19 pikë e 15 kërcime, kurse në elementin më të mirë ishte edhe Rajon Rondo, i cili nga banka shtoi 19 pikë.

Kentavious Caldwell Pope shkëlqeu me 17 pikë, kurse Danny Green shtoi 11 të tjera, për fitoren e madhe të Lakers.

Kështu, Los Angeles Lakers fitojnë titullin e 17-të të kampionit në histori të skuadrës, për t’u barazuar me më së shumti tituj në NBA.

Këtë gjë ata e arritën nën lidershipin e LeBron James, për të cilin ky ishte sezoni i 17-të në NBA. /Lajmi.net/