Kosova mban stërvitjen e fundit para përballjes me Slloveninë – fokus në përgatitjen taktike
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Sllovenisë, që do të zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar të theksojë rëndësinë e aspektit taktik, duke punuar me skuadrën mbi detajet e fundit për këtë sfidë të rëndësishme,…

Sport
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Sllovenisë, që do të zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar të theksojë rëndësinë e aspektit taktik, duke punuar me skuadrën mbi detajet e fundit për këtë sfidë të rëndësishme, transmeton lajmi.net.
Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, në kampin “dardan” mbretëron atmosferë pozitive, me përkushtim maksimal nga lojtarët dhe besim të madh në fitore.
Përballja me Slloveninë është një ndër më të rëndësishmet për Kosovën në këtë cikël, dhe pritshmëritë nga tifozët dhe opinioni sportiv janë të larta./lajmi.net/