Klubi i Feronikeli’74 i bie “pishman”, nuk tërhiqen nga garat

Drejtuesit e klubit të futbollit Feronikeli 74 kanë tërhequr vendimin për t’u larguar nga garat duke bërë të ditur kështu se do t’i vazhdojnë ato për të mos e lejuar shuarjen e klubit, por edhe duke shpresuar në reagimin e Federatës së Futbollit të Kosovës. Skuadra nga Drenasi ankohet për ndarje jo të duhur të…

Sport

01/11/2024 15:21

Drejtuesit e klubit të futbollit Feronikeli 74 kanë tërhequr vendimin për t’u larguar nga garat duke bërë të ditur kështu se do t’i vazhdojnë ato për të mos e lejuar shuarjen e klubit, por edhe duke shpresuar në reagimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Skuadra nga Drenasi ankohet për ndarje jo të duhur të drejtësisë nga gjyqtarët në ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Në një konferencë për media, presidenti i klubit Erlind Krasniqi tha sot se pas një takimi të kryesisë së klubi dhe donatorëve, u vendos të vazhdohet me pjesëmarrje në të gjitha garat.

Ai i ka bërë thirrje FFK-së të reagojë përkitazi kësaj situate dhe të mos e lejojë dëmtimin e Feronikelit 74.

Ndërsa, në tribunat e stadiumit “Rexhep Rexhepi” kishte tifozë që protestonin kundër Federatës dhe kryetarit të saj Agim Ademi.