“Ka përbuzur ndjenjën time”, Xumi-Eglit: Më mirë më thuaj që jam i shëmtuar
Gjatë një debati të ashpër në shtëpinë e banorëve, Xumi ka komentuar raportin mes Gjestit dhe Eglit, duke e cilësuar si një “lojë” të ndërtuar mbi interes. Ai ka shprehur hapur pakënaqësinë për mënyrën se si është trajtuar ndjenja e tij. Duke iu drejtuar Eglit, Xumi ka thënë: “Më mirë më thuaj që jam i…
ShowBiz
Gjatë një debati të ashpër në shtëpinë e banorëve, Xumi ka komentuar raportin mes Gjestit dhe Eglit, duke e cilësuar si një “lojë” të ndërtuar mbi interes.
Ai ka shprehur hapur pakënaqësinë për mënyrën se si është trajtuar ndjenja e tij.
Duke iu drejtuar Eglit, Xumi ka thënë: “Më mirë më thuaj që jam i shëmtuar”, ndërsa theksoi se ndjenja e tij ishte “hedhur poshtë dhe përbuzur” nga Egli dhe disa banorë të tjerë.
Sidoqoftë, ai ka bërë të qartë se ftohja e marrëdhënies me Gjestin nuk ka lidhje me Eglin.
Pjesë nga debati:
Xumi: Ndjenjën time e hodhën poshtë, e përbuzën. Egli, e ka akuzuar… edhe nga shumë banorë të tjerë. Unë kam pasur mikpritje për të gjithë. Raporti me Gjestin s’ka lidhje me Eglin. Më mirë më thuaj “je i shëmtuar” (i drejtohet Eglit). Po kaq i shëmtuar nuk e dija që isha. Nesër do të bëhem dhe unë biond.
Egli: A ka pasur një moment që unë të të kem dhënë një fije shpresë?
Ky debat ka ndezur sërish tensionet mes banorëve, duke i lënë vend interpretimeve dhe spekulimeve mbi marrëdhëniet dhe motivet e tyre.