Vjollca Haxhiu publikon këngën e re pak para hyrjes në BBVK5

Këngëtarja e njohur Vjollca Haxhiu ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Interesant”. Publikimi i këngës vjen pak para hyrjes së saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, duke sjellë një tjetër projekt për fansat e saj. Kënga është realizuar nga WIRUSI, i cili është kujdesur për produksionin dhe…

ShowBiz

30/10/2026 22:56

Këngëtarja e njohur Vjollca Haxhiu ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Interesant”.

Publikimi i këngës vjen pak para hyrjes së saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, duke sjellë një tjetër projekt për fansat e saj.

Kënga është realizuar nga WIRUSI, i cili është kujdesur për produksionin dhe muzikën, ndërsa tekstin e ka shkruar Shkëlqim Hoti.

Videoklipi është realizuar nga MAX PRODUCTION.

Projekti i ri tashmë është publikuar në YouTube në versionin zyrtar 4K.

 

YouTube player