Ikona e Romës largohet nga ‘Olimpico’

Francesco Totti ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për shtyp të hënën, ku pritet të konfirmojë largimin e tij nga Roma.

Sport

16/06/2019 17:39

Konferenca për shtyp do të mbahet në ora 13:00, në zyrat Coni të klubit verdhekuq.

Edhe pse nuk është ende zyrtare, Totti ka informuar klubin se do ta lë rolin si drejtor i ‘Giallorossit’, duke rritur distancën mes tij dhe pjesës tjetër të hierarkisë së tyre, përcjell lajmi.net.

Duke vepruar kështu, ai do t’i jepte fund 30 viteve të shërbimit ndaj Romës pas 786 paraqitjeve si lojtar, para daljes në pension në vitin 2017.

Kujtojmë se marrëdhëniet e legjendës italiane dhe pjesës tjetër të drejtuesve të klubit nuk kanë qenë aq të mira ndër vite. /Lajmi.net/