Hodhi në gjyq kompaninë e helikopterit, Vanessa Bryant e pakënaqur me dëmshbërblimin

Më 26 Janar kampioni i basketbollit Kobe, vajza e tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë humbën jetën në nje aksidentin me helikopter.

ShowBiz

28/02/2020 11:55

Helikopteri i tyre qarkulloi për disa minuta në mjegull, duke u rrëzuar më pas në Los Angeles. Së fundmi bashkëshortja e tij Vannesa po mundohet të vendosë drejtësinë në vend. Ajo hodhi në gjyq kompaninë e helikopterit ku fluturonte Kobe dhe e bija.

Burime të njohura tregojnë për TMZ se kompania kishte mbulim sigurimi shumën prej 50 milionë dollarë. Por kjo sipas Vannesës është një shifër e ulët duke pasur parasysh numrin e njerëzve që transporton Island Express. Ajo gjithashtu kërkon demtime kompensuese dhe ndëshkuese. Sipas saj vetëm familja e Kobe ka të drejtë të marrë me qindra miliona dollarë sepse potenciali i tij i fitimit ishte i jashtëzakonshëm. Vannesa thotë se dhe pasagjerët e tjerë kanë lënë bashkëshortet dhe familjarët e tyre dhe ata kanë të drejtë të kompensohen me shuma të majme.

Deri më tani Vannesa Bryant është e vetmja anëtare e familjes e cila ka hedhur në gjyq dhe përsa i përket kompanisë së fluturimit Island Express, sipas Sigurimit të Specialitetit të Aviacionit do i hiqet e drejta për të fluturuar duke marrë parasysh faktin se përplasja u shkaktua nga gabimi i pilotit.