Franco Foda me lot në sy pas fitores historike ndaj Suedisë – Kosova mban gjallë ëndrrën për Botëror

Mbrëmë, Kosova shkroi histori në Stokholm duke mposhtur Suedinë me rezultat minimal 0:1 dhe duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026. Heroi i ndeshjes ishte Fisnik Allsan, i cili shënoi golin e vetëm dhe të artë për Kosovën, në një përballje të zjarrtë dhe tejet të rëndësishme, raporton lajmi.net Pas përfundimit të…

Sport

14/10/2025 09:45

Mbrëmë, Kosova shkroi histori në Stokholm duke mposhtur Suedinë me rezultat minimal 0:1 dhe duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026.

Heroi i ndeshjes ishte Fisnik Allsan, i cili shënoi golin e vetëm dhe të artë për Kosovën, në një përballje të zjarrtë dhe tejet të rëndësishme, raporton lajmi.net

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Kosovës, Franco Foda, nuk i përmbajti emocionet.

Ai u pa me lot në sy dhe i shokuar nga kjo fitore e madhe që i jep Kosovës një shtytje të fuqishme drejt ëndrrës së madhe – pjesëmarrjes në “Botërorin 2026”./Lajmi.net/