Federata Angleze nuk do ta dënojë Pickfordin për ndërhyrjen ndaj Van Dijk

Federata Angleze e Futbollit ka njoftuar se Jordan Pickford nuk do të përballet me asnjë veprim retrospektiv për ndërhyrjen e tij të tmerrshme ndaj Virgil van Dijk.

Sport

19/10/2020 13:27

Liverpool përballet me mundësinë e të qenit pa Van Dijk për disa muaj pasi u konfirmua që mbrojtësi do t’i nënshtrohet një operacioni në gju – por ata hezitojnë ta përjashtojnë atë për të gjithë sezonin.

29-vjeçari pësoi dëmtimin pas një ndërhyrje të diskutueshme nga Pickford në barazimin e derbit të Merseyside 2-2 të shtunën, transmeton lajmi.net.

Portieri i Everton, Pickford, i shpëtoi kartonit të kuq për shkak të zyrtarit të VAR, David Coote, i cili konkludoi se fillimisht holandezi ishte në pozicion jashtë loje.

Përmes një njoftimi, edhe Federata Angleze ka vendosur që të mos ndëshkojë porterin anglez, me arsyetimin se gjithçka u sqarua gjatë ndeshjes nga VAR-i. /Lajmi.net/