Fansat i thanë të mos vijë më në Kosovë, kundërpërgjigjet Gashi: “Kosovë, shihemi më 2024″

Gashi i është kundërpërgjigjur fansave me një postim.

ShowBiz

06/08/2019 09:35

Gashi ka qenë shumë i përfolur këto ditë në media jo vetëm për paraqitjen e tij në skenën e ‘Sunny Hill Festival’ por edhe për incidentin me fansat, shkruan lajmi.net.

Pas fyerjes që i bëri të pranishmëve në festival mbasi që ‘humbi’ zinxhirin, fansat filluan të vërshojnë me komente në drejtim të reperit duke i thënë të mos shkel më në Kosovë.

Tani Gashi me disa postime të bëra në Instastory sqaron gjithçka.

Ai thotë se zinxhirin nuk e ka humb dhe e ka ende në pronësi është vetëm një vath që nuk po e gjen dot por nuk është e rëndësishme sepse nuk ka një vlerë të madhe monetare, ai vazhdon se gjithë kjo ka ndodhe për faj të tij pasi që është hedhur në mesin e publikut për të cilët ka një dashuri të madhe vazhdon autori i ‘Roses’. /Lajmi.net/