Cilat janë lojtarët me më së shumti ndeshje që nga viti 2000?

Të luash mbi 1000 ndeshje në nivel profesional është një arritje që pak futbollistë mund ta pretendojnë. Që nga viti 2000, vetëm dhjetë lojtarë e kanë kapur këtë shifër, ndërsa emra të mëdhenj si Iker Casillas janë ndalur shumë pranë – ish-portieri spanjoll numëron 999 paraqitje. Në krye të kësaj liste prestigjioze që përfshin 20…

Sport

13/06/2025 20:33

Të luash mbi 1000 ndeshje në nivel profesional është një arritje që pak futbollistë mund ta pretendojnë.

Që nga viti 2000, vetëm dhjetë lojtarë e kanë kapur këtë shifër, ndërsa emra të mëdhenj si Iker Casillas janë ndalur shumë pranë – ish-portieri spanjoll numëron 999 paraqitje.

Në krye të kësaj liste prestigjioze që përfshin 20 lojtarë me më së shumti ndeshje në 25 vitet e fundit është Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez, pavarësisht moshës 40-vjeçare, vazhdon të luajë në nivele të larta dhe deri tani ka grumbulluar plot 1300 ndeshje profesionale.

Pas tij renditet Fabio, portieri brazilian i Fluminense, me 1175 paraqitje.

Top treshen e kompleton Lionel Messi, i cili ka luajtur 1140 ndeshje, sipas statistikave të publikuara nga platforma e njohur “Transfermarkt”.

Në fund të kësaj liste që përfshin vetëm elitat e futbollit, qëndron Karim Benzema. Sulmuesi francez ka zhvilluar 965 ndeshje, duke zënë vendin e 20-të.