Cech s’ka frikë nga Courtois

Portieri i Chelseas, Petr Cech ka insistuar se nuk ka frikë nga rikthimi i mundshëm në klub i gardianit të Atletico Madridit, Thibaout Courtois. Reprezentuesi belg është duke shkëlqyer edhe në sezonin e tij të tretë me Los Cholchoneros, mirëpo në fund të sezoni spekulohet se do të rikthehet në Stamford Bridge, duke i dhënë…

Sport

04/04/2014 08:53

Portieri i Chelseas, Petr Cech ka insistuar se nuk ka frikë nga rikthimi i mundshëm në klub i gardianit të Atletico Madridit, Thibaout Courtois.

Reprezentuesi belg është duke shkëlqyer edhe në sezonin e tij të tretë me Los Cholchoneros, mirëpo në fund të sezoni spekulohet se do të rikthehet në Stamford Bridge, duke i dhënë fund periudhës afatgjate të huazimit tek skuadra nga Vicente Calderon.

Ardhja e Courtois ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e Cechut në Chelsea, dhe statusin e tij prej titullarit. Por, ylli i Republikës çeke insiston se nuk i frikësohet konkurrencës.

“Nëse Courtois rikthehet dhe është më i mirë se unë, atëherë do ta uroj, por kush e di? Unë nuk kam frikë”, deklaroi Cech gjatë një interviste për Daily Mail duke mohuar spekulimet rreth një largimi eventual të tij në rast të rikthimit të Courtois në Chelsea në fund të këtij sezoni.