Votohet rezoluta për lirimin e Tymoshenko’s
Parlamenti i Ukrainës ka votur pro rezolutës për lirimin e ish-Kryeministres Yulia Tymoshenko. Deputetët ukrainës ndërruan edhe Ministrin e Brendshëm dhe Kryetarin e Parlamentit.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201402/full/22.-Parlamenti-i-Ukraines.jpg)
Lajme
Lirimi i ish-Kryeministres Yulia Tymoshenko nga burgu pritet të ndodhë nga momenti në moment.
Pro lirimit të, Tymoshenko, kanë votuar sot deputetët në Parlamentin e Ukrainës, me shumicë votash.
Në Parlamentin votuan 322 deputetë pro rezolutës me të cilën urdhërohet lirimi i saj.
Më herët gjatë ditës, deputetët zgjodhën Arsen Avakov, si ministër të punëve të brendshme dhe Oleksandr Turchunov si kryetar të parlamentit të Ukrainës, raporton Evropa e Lirë.
Të dytë janë aleatë të Tymoshenkos.
Parlamenti po ashtu ka miratuar një mocion të votëbesimit, me të cilën shkarkohet prokurori i përgjithshëm Viktor Pshonka.