Pogba lëndon meniskusin, nuk udhëton në Dallas me skuadrën e Juventus

Paul Pogba e ka nisur keq aventurën e tij të dytë te Juventus. Ylli francez, Pogba ka ndjerë një dhimbje në gjurin e tij dhe si pasojë i është nënshtruar disa ekzaminimeve mjekësore. Sipas njoftimit nga faqja zyrtare e Juventus, Pogba ka një problem me meniskusin anësor, përcjell lajmi.net. Gjatë ditës së sotme, lojtari pritet…

Sport

26/07/2022 08:15

Paul Pogba e ka nisur keq aventurën e tij të dytë te Juventus.

Ylli francez, Pogba ka ndjerë një dhimbje në gjurin e tij dhe si pasojë i është nënshtruar disa ekzaminimeve mjekësore.

Sipas njoftimit nga faqja zyrtare e Juventus, Pogba ka një problem me meniskusin anësor, përcjell lajmi.net.

Gjatë ditës së sotme, lojtari pritet të konsultohet me një specialist të ortopedisë, për të sqaruar më mirë situatën.

Pogba kështu nuk do të marrë pjesë në udhëtimin e skuadrës drejt Dallas, ku do të vazhdohet faza përgatitore e ‘Zonjës së Vjetër’. /Lajmi.net/