“Më e madhja mbarëkombëtare deri më tani” – Associated Press për protestën e djeshme kundër Speciales
Protesta e djeshme kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka tërhequr vëmendjen e mediave të mëdha botërore. Për këtë ngjarja ka shkruar edhe agjencia prestigjioze amerikane e lajmeve Associated Press (AP). Sipas raportimit të AP-së, protestat kanë ardhur pas vendimit dënues të Gjykatës Speciale për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre…
Lajme
Protesta e djeshme kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka tërhequr vëmendjen e mediave të mëdha botërore.
Për këtë ngjarja ka shkruar edhe agjencia prestigjioze amerikane e lajmeve Associated Press (AP).
Sipas raportimit të AP-së, protestat kanë ardhur pas vendimit dënues të Gjykatës Speciale për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-komandantë të tjerë të UÇK-së për krime lufte të kryera gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Duke treguar për dënimin e marr nga katërshja e UÇK-së, AP ka raportuar se dënimi ka shkaktuar protesta të përditshme në Kosovë, ndërsa autoritetet dhe një pjesë e madhe e shoqërisë kosovare i kanë kundërshtuar ato.
Sipas kësaj media, Kosova i ka cilësuar vendimet si të padrejta, duke argumentuar se UÇK-ja luftoi kundër shtypjes serbe. Në vend ka shqetësime se aktgjykimet mund të ndikojnë në mënyrën se si perceptohet lufta për pavarësinë e Kosovës./Lajmi.net/