Kosova dështon të fitoj kundër Izraelit, mjaftohet me 1 pikë

Kombëtarja e Kosovës ka barazuar 0–0 me Izraelin në ndeshjen e zhvilluar sonte në kuadër të Grupit B3. Të dyja skuadrat zhvilluan një ndeshje të luftuar, por në fund asnjëra nuk arriti të gjejë rrugën drejt golit, transmeton lajmi.net. Kosova në fund të ndeshjes kishte disa mundësi, por që nuk i konkretizoi. Pas 90 minutave…

Sport

01/10/2026 22:45

Kombëtarja e Kosovës ka barazuar 0–0 me Izraelin në ndeshjen e zhvilluar sonte në kuadër të Grupit B3.

Të dyja skuadrat zhvilluan një ndeshje të luftuar, por në fund asnjëra nuk arriti të gjejë rrugën drejt golit, transmeton lajmi.net.

Kosova në fund të ndeshjes kishte disa mundësi, por që nuk i konkretizoi.

Pas 90 minutave lojë, rezultati mbeti i pandryshuar, 0–0, duke bërë që Kosova dhe Izraeli të ndajnë nga një pikë.

Pas këtij barazimi, Kosova grumbullon 4 pikë në tri ndeshje. Dardanët kanë një fitore, një barazim dhe një humbje.

Në krye të grupit është Austria me 7 pikë, ndërsa Kosova dhe Irlanda kanë nga 4 pikë. Izraeli mbetet me 1 pikë./lajmi.net/