Zyrtare: Publikohet formacioni startues i Kosovës kundër Izraelit, Foda bën shtatë ndryshime
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Izraelit dhe Kosovës, e vlefshme për xhiron e tretë në Ligën e Kombeve. Kosova ka tri pikë dhe e ka mundësinë e fundit për të luftuar për vendin e parë. Në anën tjetër, Izraeli ka dy humbje në dy ndeshjet e para. Formacioni i Kosovës ka pësuar shtatë…
Sport
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Izraelit dhe Kosovës, e vlefshme për xhiron e tretë në Ligën e Kombeve.
Kosova ka tri pikë dhe e ka mundësinë e fundit për të luftuar për vendin e parë.
Në anën tjetër, Izraeli ka dy humbje në dy ndeshjet e para.
Formacioni i Kosovës ka pësuar shtatë ndryshime nga loja me Austrinë: Saipi, Avdyli, Dellova, I.Krasniqi, Vojvoda, Jashari, Kacuri, Matoshi, E.Krasniqi, Asllani dhe Rrahmani.
