Të shtëna me armë zjarri në Prizren

Një incident kriminal është raportuar dje në Prizren. Ankuesi mashkull ka njoftuar policinë se në drejtim të tij ka shtënë me pistoletë dy herë i dyshuari mashkull. I dyshuari është paraqitur në stacion policor ku e ka dorëzuar një pistoletë me gjashtë fishekë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve ka një gërvishtje…

Lajme

02/10/2026 09:49

Një incident kriminal është raportuar dje në Prizren.

Ankuesi mashkull ka njoftuar policinë se në drejtim të tij ka shtënë me pistoletë dy herë i dyshuari mashkull.

I dyshuari është paraqitur në stacion policor ku e ka dorëzuar një pistoletë me gjashtë fishekë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve ka një gërvishtje nga predha e plumbit. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar 64 fishekë kalibrash të ndryshëm, ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/