Vedat Muriqi: Dështuam totalisht në krijimin e rasteve
Muriqi është shprehur i zhgënjyer me paraqitjen e kombëtares së Kosovës sonte.

Sport
Sulmuesi kosovar ka thënë se skuadra dështoi totalisht në krijimin e rasteve për gol.
Por, ai thërret që të mbahet koka lart dhe të shkohet për fitore ndaj Irlandës Veriore.
“Kemi çaluar në krijimin e rasteve siç jemi mësuar në ‘Fadil Vokrri’. Sot kemi dështuar totalisht në krijimin e aksioneve. Ata (Greqia) me gjysmë aksioni shënuan gol. Nuk shkonte dhe nuk arritëm të krijojmë. Nuk kishte rast 100% për gol. Thash edhe më herët që nuk kemi kohë të mërzitemi pasi pas 4 ditëve kemi ndeshje më të rëndësishme sesa kjo, pasi pas humbjes rritet rëndësia. Nëse fitojmë atje është në rregull”, tha Muriqi, transmeton lajmi.net.
“Faktikisht jemi në një sport ku asgjë nuk i dihet. Ne kur fillojmë kampionatin, çdo kush vjen për fitore. Ashtu edhe ne. Besoj kemi grup të mirë por ndonjëherë nuk jemi në formën e duhur në momentin e duhur dhe pastaj kur pësojmë është vështirë të kthehemi. Por, nuk mund ‘ti kthejmë gjërat prapa. Duhet ta mbajmë kokën lartë dhe të vazhdojmë. /Lajmi.net/