Kriza e Liverpool, Klopp ka vetëm një qendërmbrojtës për Ajaxin
Liverpool do të përballet me Ajax Amsterdam në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, me një mbrojtje të 'çoroditur'.
Sport
Liverpool viziton Ajaxin pa të lënduarit Virgil van Dijk dhe Joel Matip, dhe portieri brazilian Alison Becker i cili gjithashtu është i dëmtuar.
I vetmi qendërmbrojtës në dispozicion të Jurgen Klopp para ndeshjes me Ajax është Joe Gomez, që do të thotë se trajneri gjerman do të detyrohet të improvizojë.
Partneri i Gomez në Amsterdam ka shumë të ngjarë të jetë Fabinho, ndërsa Matip do të shërohet për fundjavë në Premierligë. /Lajmi.net/