”Ra për atdheun”, futbollisti armen ndërron jetë në konfliktin me Azerbajxhanin
Lufta e ashpër midis Armenisë dhe Azerbajxhanit i ka marrë jetën ish-futbollistit Liparit Dashtojan.
Sport
Djaloshi 22-vjeçar ka rënë në frontin e luftës së Nagorno-Karabakut, ku prej disa javësh po zhvillohen luftime të ashpra mes forcave ushtarake azere dhe armene.
Lajmi për vdekjen e ish-mesfushorit me tipare sulmuese u dha nga klubi i tij Alashkert:
Ish-futbollisti i ekipit të dytë të Alashkertit iu bashkua listës së heronjve që dhanë jetën për atdheun. Shpirti yt u prehtë në paqe!
Klubi i Alashkertit shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së Dashtojanit”, shkruhet në njoftimin e klubit armen.
Konflikti i armatosur i ka marrë jetën një tjetër sportisti armen. Ish-peshëngritësi kampion Tatul Harutiuian ka vdekur në frontin e Nagorno-Karabakut.
Federata Armene e Peshëngritjes pranoi lajmin e hidhur nëpërmjet një komunikate zyrtare.
“Me hidhërim të madh, ju njoftotojmë se gjatë luftimeve në Artsak ka vdekur kampioni kombëtar i Armenisë dhe miku jonë Tatul Harutinian”, thuhet në njoftimin e Federatës. /Lajmi.net/