FIFA publikon renditjen përfundimtare për vitin 2019, Kosova mbetet në pozitën e 115
Belgjika është skuadra e vitit në renditjen e FIFA-s për vitin 2019.
Sport
Shtëpia më e madhe e futbollit ka publikuar renditjen përfundimtare për vitin 2019.
Vendin e parë për vitin 2019 e mban Belgjika, që ndiqet nga Franca, Brazili, Anglia dhe Uruguai.
Renditja vazhdon me Kroacinë, Portugalinë Spanjën dhe Argjentinën.
Kombëtarja e Kosovës këtë vit e mbyll në pozitën e 115.
Në anën tjetër, pozita e 66 është rezervuar për Kombëtaren Shqiptare.
Renditja e re e FIFA-s do të publikohet në shkurt të vitit 2020./Lajmi.net/