Vdes 60 vjeçari në një hotel në Prizren, kishte ardhur nga Novi Pazari bashkë me gruan

Një 60 vjeçar, boshnjak nga Novi Pazari i Serbisë, ka vdekur në një hotel në Prizren, derisa po qëndronte bashkë me gruan e tij. Kështu ka bërë të ditur për Lajmi.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Sipas mjekut nga vendi i ngjarjes, ai dyshohet se ka pësuar sulm në zemër. “Me…

Lajme

04/05/2024 16:56

Një 60 vjeçar, boshnjak nga Novi Pazari i Serbisë, ka vdekur në një hotel në Prizren, derisa po qëndronte bashkë me gruan e tij.

Kështu ka bërë të ditur për Lajmi.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas mjekut nga vendi i ngjarjes, ai dyshohet se ka pësuar sulm në zemër.

“Me date 04.05.2024 rreth orës 11:46 policia është informuar se në Rrugen “Milan Shuflaj” në Prizren,  konkretisht në një hotel një person ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka arritur patrulla policore,  eprorët  dhe hetuesit e Stacionit Policor Prizren Në vendin e ngjarjes ishte ekipi mjekësor i Emergjences te cilet kane konstatuar vdekjen e viktimës. Viktima është M. A. I lindur në vitin 1964 nga Novi Pazari, kombesia Boshnjak/R.epublika e Serbis. Sipas mjekut nga vensi I ngjatjes dyshohet  se i njejti ka pësuar sulm në zemër. Personi i cili ka ndërruar jetë ishte me bashkëshorten e tij, gjithashtu nga Novi pazari, Republika e Serbisë.”, është shprehur Bytyqi

Ndër të tjera bëhet e ditur se viktima e rastit ishte mysafir i hotelit që nga data 1 Maj 2024, shkruan Lajmi.net.

“Viktima e rastit ishte mysafir i hotelit që nga data 1 Maj 2024. Në vend ngjarje kanë dal edhe  hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Prizreni si dhe  Me urdhër të prokuroit të shtetit trupi inpa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë ndersa hapet rast “Vdekje e dyshimt”.