Rekordet e golave që u thyen në “Euro 2020”

Kampionati Evropian ka mbaruar më 11 korrik.

Sport

16/07/2021 17:21

Italia është shpallur Kampion i Evropës pasi mposhti në finale skuadrën e Anglisë, transmeton lajmi.net.

Ky evropian u karakterizua me spektakël dhe me shumë gola të realizuar.

Gjatë këtij kampionati u realizuan në përgjithësi 142 gola në 51 ndeshje të zhvilluara apo mesatarisht 2.78 gola për ndeshje.

Më 23 qershor u thye edhe rekordi i më shumti golave brenda një dite në ‘Euro’, kur u shënuan 18 gola.

Në fund spektaklin e “Euro 2020” e fitoi Kombëtarja e Italisë. /Lajmi.net/