Aktori amerikan del në mbështetje të Sanchos, Sakas dhe Rashfordit

Aktori Amerikan, Jason Sudeikis, ka befasuar me parqitjen e tij në premierën e serialit, Ted Lasso.

Sport

16/07/2021 10:39

Aktori amerikan Jason Sudeikis ka befasuar me paraqitjen e tij në premierën e serialit, Ted Lasso, në të cilin mban rolin kryesor, shkruan lajmi.net.

Sudeikis ishte paraqitur në premierë me një veshje të thjeshtë ku shihen emrat e Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Sakas.

Këtë e kishte bërë në mbështetje të futbollstëve anglezë të cilët humbën penalltitë e tyre dhe u fyen në baza racore nga tifozët.

Sudeikis është i njohur për rolet e tij komike të cilat janë hite në të gjithë botën./Lajmi.net/