Inspektorati i Prishtinës gjobitë disa persona, pasi pretendon se po “uzurponin” një hapësirë në Kryeqytet

Inspektorati i Prishtinës thotë se ka ka ndaluar uzurpimin e hapësirës së përbashkët të banorëve në lagjen Dardania. Në një njoftim në Facebook këta persona inspektorati i kanë cilësuar si të papërgjegjshëm, shkruan Lajmi.net. Madje siç tregojnë ata kanë detyruar palën të largojë konstruksionin dhe grilat e vendosura ilegalisht sikur edhe ka gjobitur palën. “Sot…

Lajme

04/05/2024 17:22

Inspektorati i Prishtinës thotë se ka ka ndaluar uzurpimin e hapësirës së përbashkët të banorëve në lagjen Dardania.

Në një njoftim në Facebook këta persona inspektorati i kanë cilësuar si të papërgjegjshëm, shkruan Lajmi.net.

Madje siç tregojnë ata kanë detyruar palën të largojë konstruksionin dhe grilat e vendosura ilegalisht sikur edhe ka gjobitur palën.

“Sot gjatë ditës Inspektorati i Kryeqytetit ka parandaluar tentim uzurpimin e hapësirës së përbashkët të banorëve në lagjen Dardania (Rruga Ilaz Kodra) nga persona të papërgjegjshëm.
Inspektorati ka detyruar palën të largojë konstruksionin dhe grilat e vendosura ilegalisht sikur edhe ka gjobitur palën.”, thuhet në njoftim.