Tifozi italian bën tatuazh momentin ‘vendimtar’ të finales së “Euro 2020”

Një tifoz i Italisë ka bërë diçka të veçantë.

Sport

16/07/2021 23:25

Giorgio Chiellini tërhoqi nga jaka futbollistin e Anglisë Bukayo Saka gjatë finales së Kampionatit Evropian, shkruan lajmi.net.

Chiellini u ndëshkua me karton të verdhë pasi ndali në mënyrë të palejueshme Sakan, por që me këtë ndërhyrje mbrojtësi ndali një aksion shumë të rrezikshëm të Anglisë në vazhdime.

Pas ndeshjes ky moment është kthyer në një meme, me shumë njerëz që bënin shaka me të në mënyra të ndryshme.

Një fans i Italisë e ka ‘ruajtur’ këtë moment për të jetën, pasi e ka bërë tatuazh në krahun e tij Chiellinin duke tërheq Sakan dhe trofeun e Kampionatit Evropian, duke shprehur sipas tij se kjo ndërhyrje ishte vendimtare që Italia fitoi Kampionatin Evropian në fund. /Lajmi.net/