Nis Festivali i Filmit Ndërkombëtar në Kanë

Filmi “Të gjithë e dinë” (Todos lo Sabena) i regjisorit iranian, Asghar Farhadi me Penelope Cruz dhe Javier Bardem në rolet kryesore, hapi edicionin e 71 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë.

ShowBiz

09/05/2018 11:27

Protagonistët kryesorë të filmit, Cruz dhe Bardem, së bashku me regjisorin Farhadi, ecën në tapetin e kuq gjatë ceremonisë së hapjes, raporton Reuters.

Në festival, i cili do të zgjasë deri më 19 maj, në garën kryesore do të shfaqen 21 filma, të cilët do të konkurrojnë për “Palmën e Artë”.

Në mesin e filmave që konkurrojnë për “Palmën e Artë”, tetë janë arritur autorë të ri dhe dy regjisorë që nuk ishin në gjendje të lënë vendin e tyre – Jafar Panahi i Iranit dhe Cyril Serebrenikova nga Rusia, i cili u arrestua vitin e kaluar me dyshimin se ka shpërdoruar paratë.

Ajo që do të shënojë festën e këtij viti është krijimi i një linje “të nxehtë” për raportimin e abuzimit seksual, si dhe ndalimi i vetë-fotografive.

Theksojmë se presidente e jurisë nëntë anëtarësh është aktorja australiane Kate Blanchett.

/Telegrafi/