Sevilla e do Shaqirin

E ardhmja e Xherdan Shaqirit mund të jetë e lidhur me futbollin spanjoll. Mesfushori kosovar mund të përfundojë në Sevilla, e cila e sheh atë si zëvendësues ideal të Ivan Rakitic, që pritet të largohet nga Spanja.

Sport

27/04/2014 12:20

Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere. Dhe, interesimi i klubeve për mesfushorin kosovar nuk mungon.

Sipas mediave spanjolle, përfaqësuesit zviceran ia ka vënë syrin Sevilla, e cila me futbollistin gjilanas dëshiron ta zëvendësojë atë me Ivan Rakitic, i cili do të largohet gjatë verës nga klubi spanjoll.

Nga ana tjetër, 22 vjeçari kosovar pati pak paraqitje me gjigantin bavarez këtë sezon, shkaku i lëndimeve të shpeshta, por edhe konkurrencës së fortë.

Shaqiri ka zhvilluar vetëm 17 ndeshje në Bundesliga këtë sezon, prej tyre vetëm dy është angazhuar 90 minuta.

Ndërkaq, në Ligën e Kampionëve është paraqitur vetëm tri herë, nga 11 ndeshje të zhvilluara nga ekipi i Pep Guardiolas.

Kohë më parë, ish futbollisti i Baselit e kishte pranuar se do të donte të luajë më shumë dhe se do t’i dëgjojë ofertat që do t’i vijnë gjatë verës.