BILD: Neuer pritet të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me Bayern

Manuel Neuer megjithatë duket se do të vazhdojë aventurën me Bayern Munich.

Sport

24/01/2022 19:46

Portieri gjerman, Manuel Neuer së shpejti do të mbetet pa kontratë te skuadra bavareze.

Neuer pritet të nënshkruajë vazhdimin e kontratës e cila do ta shoh atë tek qëndron në Mynih deri në vitin 2025.

Derisa portieri dhe klubi kanë hapur negociatat, Bild raporton se liderët e Bayernit shpresojnë ta lidhin atë me një kontratë së shpejti, transmeton lajmi.net.

Neuer është i lumtur të qëndrojë te gjiganti bavarez dhe pritet ta mbyllë karrierën e tij në këtë klub.

Mbetet të shihet se kur do të bëhet zyrtarizimi i kësaj marrëveshje. /Lajmi.net/