Lewandowski: Do jetë vështirë që Messi në moshën e Ronaldos të shënojë aq gola

Ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski nuk mendon se sulmuesi i PSG-së, Lionel Messi do shënojë aq gola sa ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, kur të mbush moshën e këtij të fundit.

Sport

03/02/2022 17:39

Messi dhe Ronaldo kanë dominuar në 15 vitet e fundit, derisa vazhdon ende debati se cili është më i miri i të gjitha kohërave, transmeton lajmi.net.

I pyetur për golat e shumtë, që kanë shënuar argjentinasi dhe portugezi, Lewandowski ka folur për këtë temë, duke thënë se Messi në moshën e Ronaldos nuk do shënojë aq gola.

“Cristiano është tre vjet e gjysmë më shumë se unë dhe ende shënon shumë gola. Por, ndryshoi klub, taktikat, skuadra e tij nuk është gjithmonë e suksesshme”.

“Kur skuadra e tij të gjejë bilancin, ai mund të nis të shënojë gola sërish. Ka pasur numra të mirë, numra të pamundur, sot janë thjeshtë numra shumë të mirë. Ai ndoshta nuk do shënojë prapa 60 gola për një vit, por 30 dhe 40 janë ende ndryshim”.

“Pritjet për të janë paksa ndryshe. Dhe Messi është lojtar më ndryshe. Do jetë vështirë për të që në moshën e Cristianos të qëndrojë në nivelin e golave”, deklaroi ai.

Ndërkohë, në dy vitet e fundit, polaku ka qenë golashënuesi më i mirë në botë me mbi 60 gola për secilin vit./Lajmi.net