Davies i mërzitur, vazhdon rikuperimin nga problemi me zemrën

Alphonso Davies po e vazhdon rikuperimin e tij nga problemi me zemër.

Sport

04/02/2022 13:45

Mbrojtësi i krahut të majtë ka munguar tash e disa javë, për shkak të problemeve me muskujt e zemrës.

Lojtarit iu shfaq inflamacion pasi ishte infektuar me virusin Covid-19. Trajneri Nagelsmann ka dhënë të rejat e fundit lidhur me lojtarin, duke thënë se është në gjendje të mirë, por i mërzitur sepse s’mund të bëjë asgjë më shumë.

“Ai është mirë. Ai është i mërzitur sepse s’mund të bëjë asgjë, por duhet ta presim shërimin e plotë”, ka thënë Nagelsmann, transmeton lajmi.net.

“Një kontrolle tjetër do të jetë pas katër javëve, pastaj hapa të tjerë do të merren. Do të shohim”, shtoi mbrojtësi kanadez.

Davies akoma nuk është aktivizuar në ndonjë ndeshje në vitin 2022 deri më tani, prej kur rezultoi pozitiv me Covid-19, para humbjes së Bayern 2:1 ndaj Gladbach. /Lajmi.net/