Serbët nuk pranojnë baste për Kosovë-Haiti

Bastoret në veri të Mitrovicës nuk pranojnë pagesa për ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Haitit, që zhvillohet sot në stadiumin Adem Jashari. Një gazetar serb i portalit Alo.rs ka njoftuar se ka tentuar të vë bast për ndeshjen e sotme në disa bastore serbe në Mitrovicë, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.…

Sport

05/03/2014 10:10

Bastoret në veri të Mitrovicës nuk pranojnë pagesa për ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Haitit, që zhvillohet sot në stadiumin Adem Jashari.

Një gazetar serb i portalit Alo.rs ka njoftuar se ka tentuar të vë bast për ndeshjen e sotme në disa bastore serbe në Mitrovicë, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

“Kam dashur të luaj 2-2, që Haiti të udhëheq pas përfundimit të pjesës së parë dhe të fitojë takimin, kuota 6.75, mirëpo tek pagesat na kanë thënë se bastet për këtë ndeshje janë ndalur”, u shpreh ai.

Përndryshe, Kosova favorizohet nw bastore dhe fitorja e skuadrës së selektorit Albert Bunjaki paguhet 1.90.