lajmi.net

Ronaldo i Artë

Topi i Artë: CRISTIANO RONALDO “Së pari më duhet t’i falënderohem të gjithë bashkëlojtarëve të mi në klub dhe Kombëtare. Pa përkrahjen e tyre kjo nuk do të ishte e mundur. Jam shumë i lumtur, është shumë e vështirë të fitohet ky çmim. Të gjithë që kanë qenë të përfshirë me mua, në nivelin personal,…

Sport

13/01/2014 18:20

Topi i Artë: CRISTIANO RONALDO

“Së pari më duhet t’i falënderohem të gjithë bashkëlojtarëve të mi në klub dhe Kombëtare. Pa përkrahjen e tyre kjo nuk do të ishte e mundur. Jam shumë i lumtur, është shumë e vështirë të fitohet ky çmim. Të gjithë që kanë qenë të përfshirë me mua, në nivelin personal, meritojnë falënderimet e mia. Gruaja ime, miqtë e mi, biri im. Është një moment shumë emocionuar. Ju faleminderit të gjithëve”, deklaroi Ronaldo.

______________

Futbollistja më e mirë: Nadine Angerer (Gjermani)

___________________

Goli i vitit: Zlatan Ibrahimovic në ndeshjen Angli-Suedi.

____________________

Trajneri i vitit: Jupp Heynckess (ish-Bayern Munich)

“Do të thotë shumë për mua të marr këtë çmim në fund të karrierës. Nuk është vetëm meritë e imja por e gjithë klubit të Bayern Munichut”, deklaroi Heynckes.

____________________

FIFPro World XI:

Portier: Manuel Neuer (Bayern Munich)

Mbrojtës: Daniel Alves (Barcelona(, Philipp Lahm (Bayern Munich), Thiago Silva (PSG), Sergio Ramos (Real Madrid)

Mesfushorët: Xavi (Barcelona), Andres Iniesta (Barcelona), Franck Ribery (Bayern Munich)

Sulmuesit: Zlatan Ibrahimovic (PSG), Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Lionel Messi (Barcelona)

______________________

Franck Ribery: “Jam një nga njerëzit më të lumtur. Për mua është një nder dhe kënaqësi që të garoj me këta futbollistë në këtë ndejë të veçantë”.

Mesfushori i Bayern Munichut, Arjen Robben po ashtu ka shprehur përkrahjen e tij për bashkëlojtarin Franck Ribery për të fituar Topin e Artë. “Ribery e meriton, për atë që ka bërë gjatë vitit të kaluar dhe suksesit të jashtëzakonshëm që kemi arritur me ekipin, ai duhet të shpallet fitues”, deklaroi Robben. Përkrahja për Riberyn ka shprehur edhe ish trajneri i Bayernit, Jupp Heynckes, në garë për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit.

Lionel Messi: “Me angazhim dhe sakrificë, gjithçka është e mundur, edhe pse në fund nevojitet edhe një dozë e fatit. Secili duhet t’i ndjek ëndrrat e tij. Nuk mendoj për atë që është bërë por atë që mund të vjen, dua të vazhdoj të fitoj me Barcelonën dhe Argjentinën. Është diçka shumë e bukur”.

Cristiano Ronaldo: “Jam i lumtur që jam në podium. Për mua është një triumf në vete. Jam shumë i lumtur që jam këtu, të gjithë duam të fitojmë, nuk dua të gënjej, por më e rëndësishmja është dhënia e maksimumit nga vetja. Kam biseduar me Blatterin për të qetësuar situatën, por tani gjithçka është në rregull. Jam këtu në mesin e tre më të mirëve në botë”.

_____________________

FIFA, në bashkëpunim me magazinën sportive franceze France Football ka filluar programin që do të përmbyllet me shpalljen e fituesit të Topit të Artë 2013, ose siç njihet në opinion, çmimi i futbollistit më të mirë në botë.

Lajmi.net, do t’ju sjell gjithçka që ndodh në Zurich, në kohë reale nëpërmjet artikujve dhe xhirimeve që vijnë drejtpërdrejtë nga ngjarja.

Përveç futbollistit më të mirë, ku në garë janë treshja Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Franck Ribery, do të shpallet edhe futbollistja më e mirë, goli më i bukur, ekipi më i mirë e shumë çmime tjera.

Programi: 

15:30 Intervistat e kandidatëve

17:35: FIFpro World XI

17:47: Çmimi presidencial

18:03: Trajnerja e vitit

18:08: Trajneri i vitit

18:24: Çmimi për Fair-Play

18:29: Çmimi Puskas

18:35: Çmimi Special

18:44: Futbollistja më e mirë në botë

18:52: Topi Artë

VIDEO: http://www.youtube.com/watch?v=lQ2K5wlzPdc

Ronaldo i artë

Mungojnë edhe më pak se dy javë deri te shpallja e fituesit të Topit të Artë 2013, çmimi më i madh dhe më i rëndësishëm individual për futbollistin më të mirë të vitit në botë. Më 13 janar, trofeu i çmueshëm do t’i takojë njërit mes Cristiano Ronaldo, Lionel Messi ose Franck Ribery. Mirëpo, një…

Sport

03/01/2014 12:20

Mungojnë edhe më pak se dy javë deri te shpallja e fituesit të Topit të Artë 2013, çmimi më i madh dhe më i rëndësishëm individual për futbollistin më të mirë të vitit në botë.

Më 13 janar, trofeu i çmueshëm do t’i takojë njërit mes Cristiano Ronaldo, Lionel Messi ose Franck Ribery.

Mirëpo, një postim në rrjetin social Twitter nga gazetari francez Pascal Praud nga RTL dhe I-Tele, ka zbuluar atë që mund të jetë rezultati i votimit.

“Nëse informatat që kam janë të sakta, Cristiano Ronaldo do të jetë fituesi i Topit të Artë, edhe pse Franck Ribery ka dalë në krye të preferencave të gazetarëve”, shkroi ai.

FIFA së bashku me magazinën France Football do ta shpall fituesin në Zurich. Në katër edicionet e fundit, Topi i Artë i ka takuar yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

LM