Peja triumfon ndaj Kumanovës

Peja mposhti Kumanovën me rezultat 81:75 dhe realizoi fitoren e katërt me radhë në Ligën Ballkanike në basketboll. Pas Ballkanit, Kozuvit dhe Levsit, pejanët gjunjëzuan edhe Kumanovën. Peja e nisi fuqishëm duelin duke fituar çerekun e parë me rezultat të thellë 27:14. Vendasit e mbyllën në avantazh edhe periudhën e dytë të lojës të cilën…

Sport

12/02/2014 20:05

Peja mposhti Kumanovën me rezultat 81:75 dhe realizoi fitoren e katërt me radhë në Ligën Ballkanike në basketboll.

Pas Ballkanit, Kozuvit dhe Levsit, pejanët gjunjëzuan edhe Kumanovën.

Peja e nisi fuqishëm duelin duke fituar çerekun e parë me rezultat të thellë 27:14. Vendasit e mbyllën në avantazh edhe periudhën e dytë të lojës të cilën e fituan 27:20, duke shkuar në pushim me epërsi të thellë 54:34.

Mysafirët u afruan sado pak në rezultat në çerekun e tretë të cilin e fituan 19:14, por Peja sërish ishte në avantazh të konsiderueshëm.

Periudha e fundit e lojës ishte një dramë e vërtetë pasi Kumanova u afrua dukshëm në rezultat duke shfrytëzuar shumë gabime të vendasve.

Mirëpo, pejanët nën udhëheqjen e plejmejkerit Samir Shaptahovic e realizuan fitoren e merituar me rezultat 81:75.

Fitorja e Pejës erdhi falë paraqitjes fantastike kolektive ku gjashtë basketbollistë realizuan pikë dyshifrore.

Teo Simovic ishte më efikasi me 20 pikë, kurse Fredy House shtoi 18, Shaptahovic 17, Drilon Hajrizi 14, Gerti Shima 13 dhe George Odufuwa 10.

Me këtë fitore, Peja ngjitet në pozitën e katërt me 17 pikë, kurse Kumanova bie e pesta me 16.