Katalunia do pavarësinë, Guardiola godet Barcelonën

Skuadra e Barcelonës gjatë ditës së djeshme mori dy vendime të kundërta, nëse do të zhvillohej apo jo ndeshja ndaj Las Palmas në kuadër të La Ligas.

Sport

02/10/2017 08:20

Fillimisht u vendos që ndeshja të shtyhej, por kur La Liga nuk ia aprovoi, atëherë ata vendosën të luajnë me dyer të mbyllura.

Trajneri katalunas, Pep Guardiola, tha që s’do ta luante fare ndeshjen, por nëse do ta bënte një gjë të tillë, do ta bënte me tifozët.

“Unë nuk do të kisha luajtur sot dhe nëse do të luaja, atëherë do ta bëja me tifozët. Por, kishte më shumë se 600 njerëz të lënduar në shkollat e tyre, u mbyllen stacione, faqe dhe gjithçka tjetër”, tha Guardiola.