Giroud flet rreth homoseksualizmit në futboll

Ylli i Chelsea, Olivier Giroud, ka dhënë disa mendime rreth çështjes së homoseksualizmit.

Sport

16/11/2018 19:52

Ai mendon se është e pamundur të deklarohesh homoseksual, në botën e futbollit, ditët e sotme.

“Është e pamundur të deklarosh se je homoseksual, në futboll” ka thënë ai për “La Figaro”, transmeton lajmi.net.

“E kuptoj dhembjen dhe vështirësinë me të cilën atletët profesionistë përballen kur duan të tregojnë, mirëpo jam shumë tolerant për këtë pjesë” ka thënë francezi.

“Ka shumë shenja që përkrahin komunitetin LGBT, mirëpo ka shumë punë në futboll që të mbizotërojë toleranca mbi homoseksualizmin. Kur Hitzlsperger mori vendimin që të deklarohet, ishte momenti kur kam menduar se është e pamundur të deklarohesh homoseksual” ka shtuar ai.

“Në një dhomë të zhveshjes, dhomat e pastrimit janë të përbashkëta… është e komplikuar, por kështu është” ka përfunduar Olivier.

Me këto deklarata, Giroud në një mënyrë bën thirrje që toleranca të mbizotërojë edhe në botën e futbollit dhe komuniteti LGBT të jenë të lirë. /Lajmi.net/