lajmi.net

15 milionë euro për Shaqirin

Atletico Madrid ka ringjallur interesimin për Xherdan Shaqirin dhe është i gatshëm të paguajë 15 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut.

Sport

03/10/2014 20:51

Atletico Madrid vazhdon të jetë i interesuar për Xherdan Shaqirin.

Portali zviceran, “Infoticker.ch” ka bërë të ditur se kampioni i La Ligës ka ringjallur përpjekjet për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, menjëherë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Dhe, në mënyrë që të sigurojnë shërbimet e reprezentuesit zviceran, Los Colchoneros janë të gatshëm të paguajnë 15 milionë euro për të bindur bavarezët që ta shesin kosovarin.

Shaqiri nuk është duke zënë vend në formacionin bazë të Bayernit dhe spekulohet me largim nga klubi. Juventus dhe Roma janë po ashtu në mesin e klubeve të interesuara për shërbimet e tij. 

15 milionë euro për Shaqirin

Roma ka ringjallur interesimin për transferimin e yllit kosovar të Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri. Giallorossët kanë përgatitur ofertë prej 15 milionë euro për reprezentuesin zviceran.

Sport

02/08/2014 12:37

Duke pasur parasysh vështirësitë në arritjen e marrëveshjes me Monacon për transferimin e Ferreira Carrasco, Roma i rikthehet një objektivi të vjetër.

E përditshmja italiane “La Stampa” ka njoftuar se Giallorossët kanë ringjallur interesimin për Xherdan Shaqirin, yllin kosovar të Bayern Munichut i cili shkëlqeu gjatë Kampionatit botëror me Zvicrën.

Oferta e Romës përmban 15 milionë euro dhe bonuse. Shaqiri kërkohet edhe nga Liverpool dhe Juventus, derisa së fundmi raportohet se është në bisedime për vazhdimin e kontratës në Allianz Arena.

Por, kjo nuk do të thotë se ai nuk do të largohet nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

LM