“Duam ta shohim Asociacionin teksa formohet sa më shpejt të jetë e mundur”

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Edward Ferguson, ka deklaruar se dëshirojnë të shohin teksa Asociacioni i komunave me shumicë serbe formohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai ka thënë se ky proces duhej të ishte përfunduar dhe ka shtuar se për Mbretërinë e Bashkuar është një mekanizëm i rëndësishëm që…

Lajme

26/04/2024 15:48

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Edward Ferguson, ka deklaruar se dëshirojnë të shohin teksa Asociacioni i komunave me shumicë serbe formohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ai ka thënë se ky proces duhej të ishte përfunduar dhe ka shtuar se për Mbretërinë e Bashkuar është një mekanizëm i rëndësishëm që duhet t’iu japë besim komuniteteve serbe në Kosovë.

Sipas tij, Britania e konsideron Asociacionin si një pjesë të rëndësishme të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për këtë arsye Mbretëria e Bashkuar vazhdon të inkurajojë Kosovën që të ecë përpara në atë drejtim sa më shpejt të jetë e mundur.

“Asociacioni duhet të ishte themeluar tashmë dhe ne duam ta shohim atë të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne besojmë se është një mekanizëm i rëndësishëm që duhet t’u japë besim komuniteteve serbe në Kosovë lidhur me mënyrën se si mund të kryhen më mirë punët e tyre,” ka thënë Ferguson.