Conte ‘ëndrra’ e Milanit

Milan është në kërkim të një trajneri për sezonin e ri.

Merkato

25/04/2019 11:28

Milan nuk i beson më Gennaro Gattusos, andaj po e kërkon një tjetër trajner.

Maurizio Sarri, Gian Piero Gasperini dhe Rudi Garcia, janë në listën e rosonerëve për sezonin e ri, përcjell lajmi.net.

Por, siç raporton La Gazzetta dello Sport, Milan e ka ëndërr transferimin e Antonio Conte.

Ish-trajneri i Chelseas është duke u kërkuar edhe nga Inter e Bayern Munich, por që rosonerët kanë filluar bisedimet me të. /Lajmi.net/