Plagosi vjehrrin në Dragash: Prokuroria dërgon në burg të dyshuarin

Prokuroria Themelore e Prizrenit me një komunikatë për media ka njoftuar se dërguar në mbajtje një person i cili dyshohet për tentim vrasje. Sipas tyre i dyshuari ka shtënë në drejtim të vjehrrit të tij, pas një mosmarrëveshje që kishin rreth divorcit me vajzën e viktimës, shkruan lajmi.net. I dyshuari në fjalë është nga fshato…

Lajme

26/04/2024 16:17

Prokuroria Themelore e Prizrenit me një komunikatë për media ka njoftuar se dërguar në mbajtje një person i cili dyshohet për tentim vrasje.

Sipas tyre i dyshuari ka shtënë në drejtim të vjehrrit të tij, pas një mosmarrëveshje që kishin rreth divorcit me vajzën e viktimës, shkruan lajmi.net.

I dyshuari në fjalë është nga fshato Brodosanë Komuna e Dragashit.

Njoftimi nga Prokuroria Themelore e Prizrenit:

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik, se, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orëve, të dyshuarin O.M., nga fshati Brodosanë – Komuna e Dragashit, për shkak të dyshimit se i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur të dëmtuarin K.Q., (ish – vjehrrin e tij) në Dragash, pas një mosmarrëveshje paraprake rreth procesit të divorcit në mes vajzës së tij dhe të dyshuarit.

I dyshuari M.O., dyshohet për veprat penale “Tentim vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 28, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Prizren, ndaj të dyshuarit O.M., brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimi./Lajmi.net