Rikuperimi i Spinazzola – lajme të këqija për Romën dhe Italinë

Skuadra e Romës dhe kombëtarja e Italisë kanë marrë lajme të këqija lidhur me Leonardo Spinazzola.

Sport

16/01/2022 15:31

Spinazzola nuk do të jetë i gatshëm të marrë pjesë në kualifikueset për Kupën e Botës, të cilat Italia i luan në mars, përcjell lajmi.net.

Rikuperimi i lojtarit është mësuar se do të marrë më shumë kohë sesa mendohej paraprakisht.

Mbrojtësi i majtë iu nënshtrua një operimi pas lëndimit që pësoi në Euro 2020. Besohej se Spinazzola do të kthehej në shkurt, por një gjë e tillë nuk do të ndodh.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka thënë se nuk është e mundur që ai të kthehet në atë periudhë. ‘Special One’ nuk llogaritë ta ketë lojtarin këtë sezon.

Mbrojtësi i krahut nuk do të ketë mundësi të kthehet në fushën e blertë para muajit mars. /Lajmi.net/