Conte po kalon te gjiganti nga Serie A

Antonio Conte po i rikthehet futbollit.

Merkato

28/04/2019 18:44

Pas shkarkimit nga Chelsea në verën e kaluar, Antonio Conte po rikthehet në futboll.

Trajneri italian është bërë cak i shumë skuadrave, gjersa edhe Roma është në mesin e tyre, përcjell lajmi.net.

Romakët duan që ta transferojnë Conten edhe pse nuk ka shumë kohë që e kanë transferuar Claudio Ranierin.

Trajneri italian me shumë gjasë do ta pranojë ofertën e Romës, derisa nuk pranon ndonjë ofertë më të mirë nga një klub më i pasur. /Lajmi.net/