ZYRTARE: Sigal Prishtina tërhiqet nga Liga Ballkanike
Sigal Prishtina nuk do të garojë më në Ligën Ballkanike.
Sport
Dy herë kampioni i kësaj lige, e ka marrë vendimin për shkak se dëshiron të fokusohet më shumë në ABA Liga, tek e cila ligë kanë konkurruar për anëtarsim.
“Ju njoftojmë që pas 4 vitesh pjesëmarrje në Ligën Ballkanike SIGAL UNIQA BIBL, garë në të cilën fituam dy herë titullin kampion, bordi drejtues i klubit ka vendosur për të ndërpreRë pjesëmarrjen në këtë garë.
I gjithë fokusi i klubit do të jetë në garat Europiane te Fiba-s dhe ato vendore. Poashtu menaxhmenti i klubit ka vendosur që për edicionin e ardhshëm të konkurrojë për anëtarësim në ligën tjetër regjionale ABA LIGA”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prishtinës, përcjell “Lajmi.net”.
“Ne me këtë rast falënderojmë udhëheqësit e Ligës Ballkanike për mundësinë e dhënë për thyerjen e izolimit të basketbollit Kosovar si dhe ngritjen e cilësisë së Klubit të Basketbollit Sigal Prishtina dhe basketbollit Kosovar në përgjithësi”, përfundon njoftimi i kryeqytetasve. /Lajmi.net/