ZYRTARE: Peja transferon amerikanin Alan Arnett

KB Peja ka vazhduar me përforcimin e ekipit.

Sport

16/09/2021 10:56

Skuadra e Pejës nuk e ka nisur edhe aq mirë edicionin e ri, shkruan lajmi.net.

Pejanët ‘dështuan’ të fitojnë Superkupën e Kosovës, pasi u mposhtën në gjysmëfinale nga Prizreni.

Kjo ka shtyerë drejtuesit e klubit që të bëjnë ndryshime në ekip, dhe kanë sjellur në radhët e tyre fundorin amerikan Alan Arnett.

Arnett është një lojtarë me eksperiencë pasi ka luajtur në ligat si Bullgari, Ukrainë dhe Greqi.

Kujtojmë që Peja këtë edicion do të garojë edhe në Ligën Unike dhe atë Ballkanike. /Lajmi.net/