ZYRTARE: Juventus konfirmon transferimin e Zakarias

Juventus ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Denis Zakaria nga Borussia Monchengladbach.

Sport

31/01/2022 10:04

Zvicerani do nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin italian, pasi të kryejë testet mjekësore, shkruan lajmi.net.

Juventus ka publikuar një video të mesfushorit që ka arritur në Torino, derisa takohet me disa tifozë, bën foto dhe nënshkruan autografe.

Ndërkohë, “Zonja e Vjetër” do pagoi plotë 7 milionë euro për shërbimet e Zakarias, që do bëhet agjent i lirë në verë./Lajmi.net/