ZYRTARE: Erling Haaland, sulmuesi më i mirë i vitit

Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland ka fituar çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit.

Sport

26/08/2021 19:07

Norvegjezi në këtë garë mposhti dy rivalët, Kylian Mbappe dhe Robert Lewandowski, shkruan lajmi.net.

Edicionin e kaluar, Haaland ishte i papërmbajtshëm duke shënuar 42 gola në 41 takime.

Ndërsa, sonte (e enjte) fitoi çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit nga UEFA./Lajmi.net/