Zyrtare: Bentancur transferohet te Tottenham

Rodrigo Bentancur ka ndërruar skuadër.

Sport

31/01/2022 17:21

Skuadra e Juventus dhe ajo e Tottenham Hotspur kanë arritur marrëveshje për shërbimet e Rodrigo Bentancur.

Bentancur kalon në Premier League te Tottenham, për shumën e 19 milionë eurove, përcjell lajmi.net.

Spurs do të paguajnë edhe 6 milionë të tjera shtesë, si bonuse.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e Juventus. /Lajmi.net/