Zyrtare: Aaron Ramsey lë Juventusin, i bashkohet Rangers

Aaron Ramsey është larguar nga Juventus.

Sport

31/01/2022 22:31

Mesfushori uellsian, Aaron Ramsey ka zgjedhur të nis një aventurë të re, në kampionatin e Skocisë, përcjell lajmi.net.

Lojtari do të luajë me skuadrën e Rangers, në formë huazimi, me opsion blerjeje.

Ramsey nuk kishte hapësirat e nevojshme te skuadra e Juventus dhe tashmë synon të shijojë pjesën tjetër të sezonit si startues, te Rangers./Lajmi.net/