Zyra e Petkoviqit nuk rri rehat, ankohet se në Kishnicë është vendosur një tabelë ku shkruan UÇK

Pas shumë zhvillimeve ditëve që lamë pas në veri, serbët duket se nuk duan të rrinë rehat. Atyre së fundi iu ka penguar edhe një tabelë e cila thuhet të jetë vendosur në Kishnicë, në afërsi të Komunës së Graçanicës në të cilën shihet mbishkrimi UÇK. Kjo madje është raportua nga e ashtuquajtura Zyra për…

Lajme

03/08/2022 12:19

Pas shumë zhvillimeve ditëve që lamë pas në veri, serbët duket se nuk duan të rrinë rehat.

Atyre së fundi iu ka penguar edhe një tabelë e cila thuhet të jetë vendosur në Kishnicë, në afërsi të Komunës së Graçanicës në të cilën shihet mbishkrimi UÇK.

Kjo madje është raportua nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovën e cila drejtohet nga Petar Petkoviq.

“Serbët nga pjesa e Kishnicës po shikojnë drejtpërdrejtë në këtë shenjë e cila paraqet një kërcënim të dukshëm ndaj popullit serb që ka vuajtur tmerrësisht nga duart e kësaj organizate”,thuhet në reagimin e Zyrës për Kosovën në Serbi.

Madje nga ta kjo tabelë u quajt provokim nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Serbët nga pjesa serbe e Kishnicës po shikojnë drejtpërdrejt në këtë shenjë, e cila paraqet një kërcënim të dukshëm ndaj popullit serb që ka vuajtur tmerrësisht nga duart e kësaj organizate”, ka thënë kjo zyre, duke etiketuar UÇK-në me terma shpifës si “kriminale” dhe “terroriste”.

“Edhe pse Prishtinën dhe Kurtin padyshim i shqetësojnë emrat serbë dhe gjuha serbe, sado që të mundohen nuk do të mund ta fshijnë ekzistencën serbe në Kosovë dhe as të dëbojnë serbët nga vatrat e tyre”, u tha nga kjo zyre.

Të njëjtit duke mos përfunduar me kaq kanë kërkuar edhe reagimin e ndërkombëtarëve, duke pyetur se si lejohet vendosja e kësaj tabele./Lajmi.net/